Eksploziv lokalit në Krujë, nisin hetimet

Eksploziv lokalit në Krujë, nisin hetimet
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer pak pas mesnatës së të premtes në një lokal në fshatin Krastë të Krujës.

Lokali është në pronësi të 41 vjeçarit të identifikuar me incialet M.V banues në Fushë Krujë. “Shpërthimi u regjistrua rreth orës 00: 23 të 24 qershorit në pjesën hyrëse të lokalit Bar Restorant” informon policia e Durrësit. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet policore.

Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv.

Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /e.a/

Foto: Ilustruese

Shpërndajeni me miqtë tuaj: