Rama: Të dielën vendosim që nuk ka më errësirë për Shqipërinë

Rama: Të dielën vendosim që nuk ka më errësirë për Shqipërinë
Kryeministri Rama ka përmbyllur takimin elektoral në qytetin bregdetar të Durrësit. Kreu i qeverisë tha se është shumë i emocionuar, pasi stërgjyshi i tij iu bashkua Dom Nikoll Kaçorrit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë në Durrës. Ai tha ndër të tjera se Durrësi mendohet kur voton, por nuk gabon asnjëherë.

“Durrësi mendohet kur voton, por nuk gabon asnjëherë. Jam shumë i emocionuar përballë pamjes së këtyre flamujve, sepse stërgjyshi im iu bashkua Dom Nikoll Kaçorrit dhe ngritën flamurin e Pavarësisë. Jam mirënjohës për faktin se Durrësi na ka besuar 4 vite më parë dhe pastaj edhe më shumë. Dy vite më parë ne kërkuam mbështetje edhe më të madhe për Vangjushin. Rruga jonë për të Rilindur Shqipërinë nuk ishte e lehtë”- tha Rama.

Rama ka denoncuar punësimet partiake edhe në Portin e Durrësit. “Boll është bërë Shqipëria si kalaja e Rozafës, ndërto ditën e prish natën, të dielën do të vendosim që s’ka më natë për Shqipërinë. “Në Portin e Durrësit janë tre familje që bëjnë ditën dhe bëjnë natën. Janë larguar specialistë me përvojë, janë larguar njerëzit e duhur për ta mbushur portin me njerëz që skanë lidhje fare me portin, - tha kryeministri mes të tjerash. /e.a/

Shpërndajeni me miqtë tuaj: