
Gjiri i Hënës, i fshehur në ishullin e Zvërnecit, frekuentohet në verë nga pushues që preferojnë qetësinë, familjaritetin dhe intimitetin.
Vetë ishulli dhe laguna e tij quhen nga vendasit si “Karaibet shqiptare”, që i shkon shumë përshtat këtij vendi të bukur.
Gjendet pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të saj.
Një urë druri rreth 100 metra e ndërtuar rishtas mespërmes kënetës të çon drejt manastirit të vjetër.
Në anën tjetër të ishullit gjendet “Kisha e Shën Triadhës”, një objekt kulti bizantin.