
nga shef Ndoc Shtjefni
Receta: Tavë ngjale
Për 2 persona
250 gr oriz
50 gr karotë e grirë
50 gr qepë e grirë
2 thelpinj hudhër
majdanoz
vaj ekstra të virgjër
400 gr ngjalë
Përgatitja:
Kavërdisim qepën edhe karotën bashkë me hudhrat, për 2 minuta. Shtojmë orizin. Bashkë me orizin e kavërdisim edhe për 2 minuta të tjera. I shtojmë lëng perimesh edhe e ziejmë për 8 minuta, ndërkohë ngjalën e gatuajmë 2 ose 3 minuta në tigan. Pastaj hedhim orizin në tavë dheu. I vendosim ngjalën sipër dhe e fusim në furrë 180 gradë për 10-12 minuta.
Kjo ishte receta javës. Për tu servirur, i shtojmë majdanoz.