Mediat greke raportojnë se flakët që po përhapen me shpejtësi në fshatin Davri. Disa shtëpi janë djegur, ndërsa i gjithë fshati është evakuuar.
Po sipas tyre, zjarri shpërtheu fillimisht në rrugën Lamia Domokou, më pas pranë manastirit të Agia Anna, ndërsa një vatër e tretë shpërtheu në Domokos Mines.
Referuar informacioneve zyrtare nga Departamenti i Zjarrfikësve në shtetin fqinj flakët kaluan nëpër oborret e shtëpive të pjesës veriore të fshatit dhe fatmirësisht zjarri u largua për në mal.
Aktualisht forcat tokësore dhe ajrore janë duke luftuar me flakë për të parandaluar djegien e fshatit, ndërsa forcat zjarrfikëse janë mobilizuar për vënien në kontroll të flakëve. /l.k./
Marrë nga newsit.gr