Përbërësit:
10 të bardha veze
sheqer, 2 lugë miell
ca bajame të bluara
1 sheqer vaniljeje
50 gr me çokollatë
250 gr gjalpë, arra.
Përgatitja:
Tundni të bardhat e vezëve me sheqer dhe shtoni bajamet, sheqerin e vaniljes dhe miellin. Piqini në tepsi të lyer disa kore, varësisht nga madhësia. Derisa koret të ftohen bëni fillin ashtu që në avull të zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin dhe shtoni çokollatën e shkrirë dhe vaniljen. Tundni derisa të homogjenizohen dhe hiqni nga zjarri që të ftohen. Kur të ftohen, shtoni gjalpin e tundur, tundi mirë që të homogjenizohet dhe hidhtni fillin në kore dhe në gjithë tortën.
Hidhni sipër edhe arrat e grira.