Në argumentat që jep në analizën në fjalë te publikuar në rrjetin social Facebook, Presidenti Meta deklaron se: Ramaforma nuk e donte Gjykatën Kushtetuese funksionale, sepse vetëm kështu nuk kishte se kush t’i kontrollonte vendimmarrjet antikushtetuese që ai realizoi si p.sh me: Ligjin antikushtetues për “Shembjen e Teatrit Kombëtar, Kontratat Koncesionare Antikushtetuese të PPP-ve të miratuara nga Qeveria, Vendimet e Këshillit të Ministrave, të marra në kundërshtim të hapur me Kushtetutën dhe me interesat e shtetasve shqiptarë etj.
Si konkluzion Kreu i Shtetit thekson se pa Gjykatë Kushtetuese, nuk kishte ku të ankohej as Opozita, as Presidenti, as grupet e interesit dhe as qytetarët për çdo shkelje kushtetuese të qeverisë dhe kuvendit; pa Gjykatë Kushtetuese dhe me një PPP të zgjedhur në mënyrë antikushtetuese, mbretëria Ramaformë, do të ishte e pagjykueshme, e pakontrollueshme dhe e pahetueshme nga askush. Por jo vetëm kaq, Presidenti Meta thekson ndër të tjera se ndërkohë që kanë kaluar 3 vjet nga miratimi i reformës në drejtësi, jo vetëm nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, por as Gjykatë të Lartë funksionale dhe as Inspektor të Lartë të Drejtësisë.