
Për dosjen e Izet Haxhisë u vendos sot që ajo të interpretohet nga Gjykata e Lartë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda vendosi sot, që çështja të kalojë për interpretim në Gjykatën e Lartë.
Por pas ringritjes së saj, sepse aktualisht ajo është jashtë funksionit, Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë mosmarrëveshjen.
Avokatët mbrojtës i kanë kërkuar gjykatës lirimin e klientit të tyre, me argumentin se derisa të shprehet Gjykata e Lartë, Izet Haxhia duhet të mbahet minimalisht në arrest shtëpiak.
Kërkesa e tyre është rrëzuar.
Avokatët thanë se Izet Haxhia ka kaluar një kohë të gjatë edhe në paraburgim në Turqi, dhe derisa të shprehet Gjykata e Lartë, nuk ka arsye të qëndrojë i izoluar.
Izet Haxhia është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vite burg për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari./ Afp.al