Në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë vëllain e tij, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D.
Menjëherë më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.
Sipas informacionit paraprak të policisë, autori i ngjarjes, Sali Dakuçi, ka vrarë me pistoletë vëllain, Kujtim Dakuçin dhe nipin Gerti Dakuçi, rreth 17 vjeç. Në fund, autori i ngjarjes ka vrarë veten.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes siç shihni foton nga vendi i krimit.