
Mbi 1.000 qen mbahen të mbyllur në kafaze të vogla e pa kushte në një fermë, pasi janë gati për t’u therur me qëllim që të konsumohen për mish në Korenë e Jugut.
Qentë konsumohen si ushqim në disa vende, si Kina.
Ligjet e këtij vendi lejojnë konsumimin e mishit të qenit.
Aktivistët për të drejtat e kafshëve shkuan te ferma në Korenë e Jugut dhe bënë fotografi, të cilat tregojnë kushtet e tmerrshme ku mbahen kafshët besnike të njeriut.
Aktivisja që iu afrua tha se fare pranë ishte një deng me kocka e me erë kutërbuese.
Ajo tha se qentë mbaheshin në kafazë hekuri, edhe pse temperatura ishte shumë e lartë.
Ata mbahen në kafaz për t’u shitur për mish gjatë festivalit Boknal, i cili zhvillohet së shpejti në Korenë e Jugut. /Afp.al/