Parashikimi i motit për sot dhe nesër, në Shqipëri dhe Kosovë

Parashikimi i motit për sot dhe nesër, në Shqipëri dhe Kosovë
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik, çka pritet të shoqërohet me mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Diel 6 Tetor 2019

Ditën e sotme, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim, me shpejtësi maksimale 8 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës  3 me lartësi vale 0,5- 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje. Edhe në Kosovë për ditën e Diel datë 6 Tetor 2019, moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 7°C në mëngjes deri në 18°C gradë Celcius në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore 7/20°C

Zonat e  ulëta    11/27°C

Zonat  bregdetare  15/25°C

E Hënë 7 Tetor 2019

Fillimi i javës 7 Tetor 2019 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura dhe reshje të pakta shiu në Jug dhe Juglindje.

Era do të jetë me drejtim Verilindje, me shpejtësi maksimale 8-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi  i forcës  4-5 me lartësi vale 0,5- 1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zonat  malore  7/16°C

Zonat e  ulëta    12/24°C

Zonat  bregdetare  17/22°C

loading...
loading...