
Ajo pranoi se për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë vendit, e ka të vështirë të mos shtojë ndonjë kile, ndaj së fundmi ka nisur një dietë që duket se ka funksionuar shumë mirë për të.
Dieta konsiston në konsumimin e ushqimit në porcione të vogla brenda 8 orëve, edhe pse Armina theksoi se është shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e ushqimeve.
Ajo vetë tha se nuk konsumon as alkool e as ëmbëlsira, teksa ishte e ftuar në studion e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Gjithashtu, blogerja tregoi se ushtrohet të paktën dy herë në palestër dhe ky është një rregull që e zbaton edhe gjatë kohës kur është me punë jashtë Shqipërisë.
Partnerja e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, foli edhe për planet e saj në të ardhmen, për një dasmë të mundshme, por pa dhënë detaje./Afp.al